Languages: English  |  Shqip
Rreth Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Zvicrës
Bashkëpunimi Zviceran me Shqipërinë
Strategjia Zvicerane e Bashkëpunimit 2014-2017 në Shqipëri
Programe dhe Projekte
Faktshitet e Projekteve dhe Programeve
Harta e Shqipërisë: Vendet Ku Punon Bashkëpunimi Zviceran
Histori të Suksesshme
SASA
PDSII
DLDP
AlbVET
DSPS
Shkolla Verore
AgroPuka
Liqeni i Ohrit
Bashkëpunimi Zviceran në Median Shqiptare
Fondi Zviceran i Bashkëpunimit
Stafi i SCO në Shqipëri
Informacion i Përgjithshëm
 
SDC – vendndodhja në të gjithë botën
Liqeni i Ohrit
Histori të Suksesshme për Liqenin e Ohrit: Furnizimi me Ujë dhe Mbrojtja e Mjedisit
Qyteti i Pogradecit ndodhet në bregun shqiptar të Liqenit të Ohrit, një nga liqenet më të vjetër në Europë. Së bashku me dy komunitete rurale fqinj, pjesë të liqenit të Ohrit ato janë bërë Vende të Kulturës Botërore dhe Trashëgimisë Natyrore të mbrojtura nga UNESCO për faunën endemike dhe disa shtresëzime të vendbanimeve të njerëzve që nga periudha e antikitetit. Popullsia e qytetit dhe e zonës përreth është trefishuar dhe ka arritur në 54,000 që nga rënia e komunizmit në 1990 dhe më shumë se 200,000 vetë (katër përqind e popullsisë së Shqipërisë dhë Maqedonisë të marra së bashku) jetojnë përgjatë brigjeve të liqenit. Mijëra të tjerë kalojnë këtu pushimet gjatë sezonit turistik.

Vetëm gjashtë orë ujë çezme në ditë

Kalimi nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut pakësoi aksesin e komunitetit për shërbimet të infrastrukturës bazë si energjia elektrike, furnizimi me ujë dhe kanalizime. Shumica e njerëzve, kishin ujë çezme më pak se gjashtë orë në ditë. Trajtimi i ujrave të zeza nuk ekzistonte, ujrat e zeza derdheshin direkt në liqen. Përdorimi gjithnjë e më i madh i detergjentëve çoi në ndotje serioze. Ka shumë raste të sëmundjeve infektive të shkaktuara nga uji si rezultat i ndotjes së ujit të pijshëm.

Një shërbim modern ujësjellësi

Që nga viti 2001, shërbimi ujësjellësit dhe kanalizimeve në Pogradec (UK Pogradec) ka përmirësuar sistemin e furnizimit me ujë dhe kanalizime për komunitetin të cilit i shërben. Në këtë sistem përfshihen qyteti i Pogradecit, dhe fshatrat Buçimas, Vërdovë, Tushemisht, Gurras dhe Rëmenj në komunitetin fqinj rural të Bucimasit.

pogradec_plant01a.jpgShërbimi ujësjëllës kanalizime në Pogradec, autoritetet vendore, qeveria shqiptare dhe dy donatorë ndërkombëtarë – Sekretariat i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO), dhe qeveria gjermane nëpërmjet Bankës për Zhvillim (KfW) – kanë ndërmarrë një përpjekje të përbashkët për modernizimin e sistemit ujësjellës kanalizime. Donatorët ndërkombëtarë dhanë një kontribut prej rreth €27,5 million: SECO dha një grant prej €7.5-million për përmirësimin e furnizimit me ujë, ndërsa KfW siguroi balancing midis granteve dhe kredive të buta për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe përmirësimin e sistemit të kanalizimeve.

Objektivi i këtij projekti ishte të përmirësonte furnizimin me ujë, të ndërtonte një rrjet kanalizimesh dhe impiant trajtimi dhe të përmirësonte menaxhimin e Ujësjellës Kanalizimeve në Pogradec për të krijuar një shërbim të shëndetshëm publik. Me një investim prej €510 per frymë,qëllimi ishte që të krijohej një shërbim modern, të aplikohej një teknologji e përparuar dhe të krijohej një staf i përgatitur profesionalisht dhe i motivuar.

Ujë i pastër gjatë gjithë ditës

Komponenti për furnizimin me ujë të pijshëm të sistemit përfundoi dhe u vu në përdorim në Maj të vitit 2007. U përmirësuan tre rezervuarë me ujë në zonë dhe u ndërtua një tjetër duke e rritur kapacitetin e depos me një të shtatën.

Uji i Progradecit vjen nga një burim në një shpellë nëntokësore shumë afër liqenit në Tushemisht, në lindje të qytetit. Kjo zonë herë pas herë përmbytej nga ujrat e liqenit kështu që uji i cezmes ndotej. Në këtë projekt pjesa e ujëmbledhësit u izolua nga liqeni me një mur të trashë betoni, uji depozitohej në një rezervuar të ri dhe rezervuari u rrethua. Një stacion i ri pompimi dhe tubacione uji lidhin tani rezervuarin me vetë qytetin. Një stacion pompimi i fuqishëm ushqen ujin në rezervuarin kryesor në një pjesë të ngritur të qytetit.

Projekti përfshinte përmirësimin e të tërë rrjetit shpërndarës dhe instalimin e sahateve të ujit për të gjithë 11,000 klientët në sistem, duke e bërë atë një nga zonat shumë të pakta në vend ku konsumi i ujit mund të matet. U instaluan hidrantet e zjarrit duke e bërë Pogradecin të vetmin zonë urbane në Shqipëri me një rrjet hidrantesh zjarri funksional. U ndërtua një linjë e re për furnizimin me energji për të evituar furnizimin e parregullt me energji. U instaluan një sistem Kontroll Supervizim dhe për Marrjen e të Dhënave (SCADA) si dhe pompa uji ekonomike në përdorimin e energjisë. Kursimet vjetore prej $200,000 sigurohen nëpërmjet monitorimit dhe kontrollit të furnizimit me ujë me anë të kompjuterit.

Projekti ka siguruar furnizimin me ujë të pijshëm të sigurtë dhe të besueshëm për 50,000 vetë në Pogradec dhe zonat përrreth, duke e bërë atë qytetin e dytë në Shqipëri me furnizim pa ndërprerje me ujë të pijshëm. Sistemi gjithashtu furnizon me ujë të pijshëm familjet më të varfëra, rreth një e pesta e popullsisë së përgjithshme, kryesisht minoriteti rom, duke përmirësuar standardin e shëndetit publik.

Një kompani fitimprurëse ujësejllësi

pogradec02a.jpgUjësjellës kanalizime në Progradec u ristrukturua, u trajnua intensivisht, provoi një menaxhim financiar më të mirë dhe ndërgjegjësoi popullatën dhe zhvilloi politika mbi marrëdhëniet klient publik. Në 2008, ajo ndryshoi nga një kompani shtetërore në një shoqëri aksionere në pronësi të dy komuniteve lokale. Kompania tani mat indikatorët e duhur për performancën financiare, përgatit planin e biznesit dhe përdor faturat me kompjuter dhe një sistem kontabël modern. Numri i stafit është ulur në 78, një raport 7.1 vetë për 1000 lidhje dhe megjithëse ky raport është më i lartë se standardi i pranuar prej 5 për 1000 në ekonomitë e shëndetshme, ajo është shumë më i ulët se raporti mesatar prej 17.1 brenda institucioneve të ngjajshme në Shqipëri.

Tarifa e ujit është rritur për t’ju përshtatur kostos së shërbimit dhe përqindja e mbledhjes së faturave është dyfishuar në sajë të fushatave sensibilizuese dhe shërbimi me cilësi të lartë e ka rritur gadishmërinë e klientëve për të paguar. Vetëm një e dhjeta e popullsisë, kryesisht minoritet rom ,akoma nuk mund të përballojë pagesën. Ujësjellësi nuk e ka ndërprerë furnizimin me ujë për këto grupe vulnerabël dhe komuniteti i Pogradecit dhe qeveria qendrore kanë krijuar një skemë subvencionesh.

Qendra për Shërbimin ndaj klientit në qendër të qytetit të Pogradecit ka krijuar një rutinë të mirë për trajtimin me shpejtësi të ankesave të paraqitura nga konsumatorët.

Reduktimi i kostos dhe menaxhimi më mire bënë të mundur të sigurohet një fitim i vogël në vitin 2008, dhe politikat tarifore përfshijnë një përqindje për investime kapitale në të ardhmen për të garantuar qendrueshmërinë e sistemit.

Asnjë derdhje ose kanal i ujrave të zeza në Liqenin e Ohrit

Me përfundimin e rrjetit për furnizimin me ujë filloi përmirësimi i sistemit të kanalizimit të ujrave të zeza që parashikohet të përfundojë nga viti 2012. Janë ndërtuar tashmë rezervuarë të rinj dhe laguna për trajtimin e ujrave të zeza dhe sasia e ujrave të zeza të patrajtuara që futet në liqen është ulur në mënyrë drastike. Është ndërtuar një uzinë për përpunimin e ujrave të zeza dhe ajo është e lidhur me një pjesë të rrjetit të planifikuar për ujrat e zeza, ndërsa pjesa tjetër e sistemit po ndërtohet tani.

Kjo pjesë e projektit do të reduktojë gjithashtu sasinë e fosforit nga detergjentët dhe jashtëqitjet e kafshëve që derdhen në liqen dhe që është veçanërisht e dëmshme për ekologjinë e liqenit. Pritet që mbeturinat të riciklohen për të prodhuar pleh organik për fermerët e cila është e para e këtij lloji në vend.

Një model për rajonet e tjera

Një rajon si pikë lidhjeje midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë: Së bashku me projekte të ngjashme në bregun maqedonas të Liqenit të Ohrit si dhe liqenin fqinjë të Prespës, ky projekt është një vitrinë pragmatike në Shqipëri për metodën e menaxhimit të integruar të burimeve ujore. Ai ofron akses universal për ujë dhe kanalizime, dhe ka përmirësuar shëndetin publik dhe cilësinë e jetës të njerëzve të cilëve u ka shërbyer ky sistem. Përmirësimi i furnizimit me ujë dhe trajtimi i ujrave të zeza ka rritur turizmin në zonë që përbën një shtysë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të saj. Projekti përmirësoi mbrojtjen e mjedisit dhe potencialin për zhvillimin ekonomik të zonës, duke kontribuar në këtë mënyrë në arritjen e objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Ujësjellës Kanalizime në Pogradec është një model për shërbime të ngjashme dhe ajo që është më e rëndësishmja ky projekt ka frymëzuar dhe influencuar hartimin e Strategjisë Sektoriale për Ujë Kanalizime në Shqipëri lidhur me objektivat e reformës; duke marrë së bashku në konsideratë tre aspektet e mëposhtme (cituar nga strategjia për sektorin): 1) kënaqshmëria dhe barazia për klientët duke kontribuar në zvogëlimin e disniveleve midis të varfërve dhe të pasurve 2) menaxhimi i burimeve ujore dhe mbrojtja e mjedisit; dhe 3) përmirësimi i performancës së shërbimit të ujësjellësit. Kështu lindi në Shqipëri Metoda për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore!



View Larger Map

Botimet dhe lidhjet përkatëse
Pogradec Water Supply
më shumë
Print
Kërko:
Lajme
Të brendshme
28.05.2014
Zvicra Prezanton Strategjinë e Re të Bashkëpunimit për të Përkrahur....
12.05.2014
Mësues dhe Instruktorë Çertifikohen Nga Ekspertë Zviceranë Në Arsimin....
20.03.2014
Punëtori mbi Partneritetet Publike - Private në Shëndetësi dhe Arsim....
Ndërkombëtare
28.05.2014
Federal Council submits to Parliament dispatch on enlargement contribution....
19.05.2014
"Over time, we have progressed towards an integrated risk management."
16.05.2014
"We do whatever is possible"
Të gjitha lajmet
The Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) is a part of the Federal Department of Foreign Affairs
The State Secretariat for Economic Affairs (SECO) is part of the Swiss Federal Department of Economic Affairs, Education and Research